Vendosni fjalën kyçe....

Australia propozon që fëmijët 5-vjeçarë të mësojnë në shkolla mbi sigurinë kibernetike


Drafti i fundit për kurrikulat e shkollës fillore të propozuar në Australi parashikon leksione të gjata të sigurisë kibernetike për fëmijët e moshës pesë deri në 16 vjeç dhe se si qeveria planifikon t’i ndihmojë ata të “lundrojnë” në një botë gjithnjë e më online.

Propozimi sugjeron që të fillohet me fëmijë të moshës pesë vjeç, duke i mësuar ata që në klasë të parë që të mos ndajnë informacione personale si data e lindjes ose emrat e plotë.

Në vitin e dytë të shkollimit të tyre kibernetik, fëmijët gjashtë dhe shtatë vjeç do të edukohen në lidhje me pop-ups, konkurset në internet dhe spam-et. Kjo do të përfshijë “zhvillimin e teknikave të përshtatshme për menaxhimin e të dhënave, të cilat janë personale dhe zbatimin efektiv të protokolleve të sigurisë”, citon RT.

Pastaj në vitet e mëvonshme, ata do të mësojnë se cilat të dhëna personale dhe të vendndodhjes ruhen nga ofruesit e shërbimeve online dhe si kjo mund t’u zbulojë identitetin e tyre aktorëve të paskrupullt.

Ky propozim parashikon gjithashtu edukimin e fëmijëve në “përdorimin e pseudonimeve dhe pse këto janë të rëndësishme kur luajnë lojëra në internet”.

Para përfundimit të arsimit të tyre fillor, sipas planit të propozuar, fëmijët do të kenë mësuar rreth “përgjigjes me respekt ndaj mendimeve të njerëzve të tjerë edhe nëse ato janë të ndryshme nga mendimet personale”.

Drafti i ri i kurrikulës ka mbledhur gjithashtu rreth 20% të materialit ekzistues, i cili është kritikuar si i tepërt në shekullin 21, ku aftësitë dixhitale janë më të rëndësishme se kurrë më parë.

Procesi i konsultimit qeveritar tashmë është duke u zhvilluar, por mbetet për t’u parë nëse brezat e ardhshëm të fëmijëve australianë do të bëhen me të vërtetë të aftë dixhitalisht, siç parashikohet nga plani.

Po të miratohet ky propozim, Australia do të bëhet një nga vendet e para në botë që edukon zyrtarisht fëmijët mbi sigurinë themelore kibernetike, vlerësimin e aplikacioneve potencialisht të pasigurta, menaxhimin e privatësisë së të dhënave të tyre dhe për të shmangur mashtrimet në internet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *