Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplaset me motorin në Sarandë, dy të plagosur


Dy persona janë plagosur pas një aksidenti në Sarandë.

Një makinë është përplasur me një motor në Lagjen 3 të qytetit bregdetar.

Drejtuesi i makinës dhe ai i motorit janë dërguar në spitalin e qytetit, ku raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkak i përplasjes është bërë shpejtësia tej normave ose manovra e gabuar në rrugë nga drejtuesit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *