Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Nëse TikTok nuk shitet brenda 15 shtatorit, do ndalohet funksioni në SHBA


Presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha sot se rrjeti social shumë i njohur TikTok, në pronësi të kompanisë kineze “ByteDance”, duhet të shitet para mesit të shtatorit, në mënyrë që të vazhdojë të funksionojë në SHBA.

Unë kam caktuar një datë rreth 15 shtatorit, pas së cilës ata nuk do të operojnë më në Shtetet e Bashkuara. Do të mbyllet më 15 shtator, nëse Microsoft ose ndonjë kompani tjetër nuk është në gjendje ta blejë atë dhe të gjejë një marrëveshje”-tha Trump para gazetarëve.

TikTok, deri më tani, ka rreth një miliard përdorues në të gjithë botën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *