Vendosni fjalën kyçe....

Rama zbret në Lungomare dhe thumbon Lelin: “Të presësh të vdekurit e bashkisë…”


Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Vlorë, ku ka shkuar për të bërë një inspektim në Lungomare2 në Vlorë.

“Vlorë – Në Lungomare2, ku vijon puna papushim për ta pritur sezonin turistik, me një plazh të ri publik me 5 yje.”- shkruan Rama duke publikuar një video nga vizita e tij.

Në një moment gjatë fjalës së tij me inxhinierin që po i shpjegonte ecurinë e punimeve, Rama duket se fut një thumb për kryetarin e bashkisë Dritan Lelin, që ndryshe nga më parë nuk e shoqëronte në këtë vizitë. Rama i tha inxhinierit që ta mbaronte shëtitoren përpara sezonit turistik pasi sipas tij nuk mund të presin të vdekurit e bashkisë.

”Ta bëjmë ta mbarojmë, se të presësh të vdekurit e Bashkisë është… ”– tha Rama duke mos e përfunduar fjalinë.

Në fakt thashethemet për një krisje mes Ramës dhe Lelit kanë qarkulluar që para nisjes zyrtare të fushatës elektorale dhe në kohën që po përpiloheshin listat e kandidatëve.

Kryebashkiaku u tha se kishte refuzuar të mbështeste fushatën e Ramës duke qëndruar në një vend të pasigurtë në listën e deputetëve e të hiqte dorë nga bashkia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *