Vendosni fjalën kyçe....

Koronavirusi vazhdon të vrasë, mbi 100 viktima brenda ditës në Kinë


100 vdekje të tjera janë shënuar për shkak të koronavirusit në provincën Hubei të Kinës ditën e dielë. Sipas njoftimit të autoriteteve kineze, kjo e rrit numrin e vdekjeve në epiqendrën e virusit në 1.696.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë ka njoftuar se 5 viktima të tjera janë shënuar në provinca të tjera, duke e çuar numrin total të vdekjeve në Kinë në 1,770.

Al Jazeera shkruan se në të gjithë vendin, ka 2,048 raste të reja të konfirmuara me koronavirus, 1.933 prej të cilëve ishin vetëm nga provinca e Hubeit. Ky azhurnim i ri i shifrave e çon numrin në total të të infektuarve në 70.548.

Të dielën, provinca e Hubeit njoftoi masa të reja të ashpra për të frenuar përhapjen e epidemisë, duke urdhëruar qytetet të bllokonin rrugët për të gjitha automjetet private.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *