Vendosni fjalën kyçe....

Del nga rruga eskavatori në Poliçan, drejtuesi dërgohet me urgjencë në spital


Një aksident i rëndë ka ndodhur në segmentin rrugor Poliçan-Kapinovë, në vendin e quajtur Ura e Plirzës në Berat. Një mjet tip Eskavator, ka dalë nga rruga dhe një person ka mbetur i plagosur.

I plagosuri i identifikuar si Qerim Demiri, i cili drejtonte eskavatorin, është dërguar në spitalin Rajonal të Beratit, në gjendje të rëndë.

“Rreth orën 14:20 në segmentin rrugor Poliçan-Kapinovë, në vendin e quajtur Ura e Plirzës, mjeti tip Eskavator, ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjeti shtetasi Q.D., 60 vjeç, banues në Poliçan, i cili po transportohet në spitalin Rajonal Berat, në gjendje të rëndë.

Grupi herimor po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes.”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *