Vendosni fjalën kyçe....

Rama ngacmon me sloganin e Bashës: “Shqipëria Fitoi!”


 

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një takim në sheshin “Skënderbej”, ku ftoi të gjithë mbështetësit duke thyer rregullat që ai aq shumë promovonte gjatë fushatës zgjedhore: Ruajtjen e distancës.

Në fjalimin e tij Rama shprehej se fitorja nuk i atribuohej vetëm PS-së por Shqipërisë, duke përdorur sloganin e fushatës së Lulzim Bashës së “Shqipëria Fiton”.

E në një postim herët këtë mëngjes, ai ka përdorur pikërisht këtë slogan duke publikuar një foto të flamurit kuq e zi me shqiponjën y krenare, me mbishkrimin “Shqipëria Fitoi!”.

Partia Socialiste ka siguruar 74 mandate në këto zgjedhje duke vulosur fitoren për Edi Ramën që mban qeverisjen edhe për katër vite të tjera.

Partia Demokratike ka marrë 59 mandate, ndërkohë që Lëvizja Socialiste për Integrim 4 dhe Partia Social Demokrate me 3.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *