Vendosni fjalën kyçe....

“Brenda mjetit në Elbasan u gjetën fotokopje kartash identiteti, u qëllua nga drejtime të ndryshme” – Berisha nxjerr raportin e prokurorisë e akuzon Veliun


Sipas procesverbalit të prokurorisë së Elbasanit lidhur me përplasjen me armë ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani e u plagosën katër persona të tjerë mes të cilëve edhe një police, në një makinë pranë vendit të ngjarjes janë gjetur kopje kartash identiteti e pasaportash të shtetasve të ndryshëm, pesë fletë formati me emra e numra të kartave të identitetit të shtetasve të ndryshëm.

Në raportin prej gjashtë faqesh, ku përshkruhet dinamika e ngjarjes së rëndë që ndodhi para zgjedhjeve të 25 prillit, thuhet gjithashtu se në vendin e ngjarjes është gjuajtur me armë nga drejtime të ndryshme dhe se janë gjetur lloje të ndryshme gëzhojash.

Raporti është publikuar nga ish-kryeministri Berisha në Facebook, ku ai akuzon drejtorin e Policisë së Shtetit, Veliu, se gënjeu në deklaratën e tij një ditë pas ngjarjes së rëndë.

Breakin News!

Raporti zyrtar mbi ngjarjen tragjike ne Elbasan! Trafikanti Ardi Veliu ka mashtruar publikisht shqiptaret.

Ne makinen e banditeve,trafikantit Greca dhe vrasesit Klement Xhaferi sipas raportit zyrtar qe policia i ka dorzuar Veliut dhe prokurorise  u gjenden dhjetra karta identiteti, pasaporta biometrike, flete votimi, bllok pagesash deri dhe shkop gome policie.

Ndersa kryehorri i pafytyre ne krye te narkopolicise u tha shqiptareve se ne makinat e bandes nuk u gjenden materiale zgjedhore.

Perveç kesaj ne raportin oficereve te policise ne vend ngjarje drejtuar kryehorrit ne krye te narkopolicise dhe narkoprokurorit te Elbasanit thuhet se u gjeten 3 lloj gezhojash cka tregon se ne drejtim te aktivisteve te Pd u qellua nga dy gryka zjarri, Ardi Veliu mashtroi duke thene se u gjeten dy lloj gezhojash.

Ketu me poshte keni raportin e dy oficereve te policise gjyqsore per ngjarjen qe pergjaku Elbasanin, i cili deshmon vertetsine e plote te deshmive te veprimtareve te PD per ngjarjen tragjike dhe manipulimin e ngjarjes nga autori i vrasjes se vertet Edi Rama dhe puthadori i tij Ardi Veliu! sb


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *