Vendosni fjalën kyçe....

Batuta e Nanos: Erdha të nxis pjesëmarrjen në votim se m’u duk e ulët, ata që do mërziten mos t’i mbajë shumë inati


Ish-kryeministri Fatos Nano tha pas votimit se uronte që humbësit të mos e mbanin gjatë inatin.

I pyetur lidhur me pjesëmarrjen, ai tha me batutë se iu duk e ulët prandaj kishte ardhur, për ta nxitur.

“Të mos jetë aq e gjatë periudha kur duhet të presim se më në fund një pjesë do gëzohen një pjesë do mërziten. Jam i sigurt që ata që do gëzohen do gëzohen për të gjithë e shpresoj që ata që do mërziten të mërziten vetëm për veten e mos t’i mbajë shumë, ky ishte urimi. Pjesëmarrja ishte pak e ulët prandaj erdha që ta nxis.” – tha Nano.