Vendosni fjalën kyçe....

Ndaluan punonjësen e postës në Dibër me pretendimin se shpërndante para për vota, nën hetim kandidati i PD-së dhe katër mbështetësit e tij


Pesë persona janë vënë nën hetim nga policia në Dibër, pasi kanë ndaluar një punonjëse të postës së Maqellarës me pretendimin se ishte duke blerë vota.

Mes të ndaluarve është dhe kandidati për deputet i PD-së, Luan Haka.

Sipas policisë, punonjësja ishte me detyre shpërndarëse e pensioneve, por PD pretendon se do të shpërndaheshin para në këmbim të blerjes së votës.

Simpatizantët e PD-së për të cilët policia nisi hetimet janë Behar Dema,  Aranit Osmani, Arben Strazimiri dhe Gjergj Muça. Sipas policisë, në makinën e punonjëses së postës, nuk është gjetur asnjë send që lidhej me procesin zgjedhor.

Njoftimi i policisë

Ka nisur hetimin për 5 simpatizantë të një subjekti politike, pasi sipas policisë këta shtetas në mënyrë të kundraligjshme, në fshatin Burim në Maqëllarë kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke ndaluar dhe kontrolluar një automjet , që udhëtonte shtetasja F. M, punonjëse në Postën e Maqellarës

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit :

  1. S., Gj. M., L. H., B. D., A. O., banues në Dibër, (simpatizanë të një subjejti politik)
    Këta shtetas në mënyrë të kundraligjshme, në fshatin Burim, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke ndaluar dhe kontrolluar një automjet , që udhëtonte shtetasja F. M, punonjëse në Postën e Maqellarës, (me detyrë pagatore shpërndares e pensioneve) në Njësinë Administrative Maqellarë, me pretendimin se kjo shtetase po shpërndante para në këmbim të votave.

Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar i grupit hetimor dhe shërbimeve të Policisë në automjetin që udhëtonte shtetasja F. M., nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale” Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *