Vendosni fjalën kyçe....

Bllokimi i tre makinave në Korçë/ Edmond Spaho: Çfarë kishte brenda makinës së administratorit që policia refuzoi ta bëjë publike


Edhe pse heshtje zgjedhore, Edmond Spaho ka bërë një postim në rrjetet sociale lidhur me një incident të ndodhur mbrëmjen e kaluar.

Spaho thotë se strukturat e PD-së kanë ndalura tre automjete, në të cilat ndodheshin 7 punonjës të Njësisë Administrative Vreshtas.

Kandidati i PD-së tregon emrat e personave të përfshirë në këtë incident, ai thotë se dy automjete të drejtuara nga Soni Laraku dhe Andi Zaqellari u larguan nga vendi i ngjarjes, kurse makina e tretë e drejtuar nga administratori i Njësisë Administrative Vreshtas Cezar Bezati me shoqërues Gerti Tabaku, u bllokua. Eksponentët e PD-së njoftuan policinë dhe kërkuan kontrollin e makinës.

Spaho thotë se në makinën e administratorit u gjetën:

Lista e zgjedhësve të fshatit Podgorie, listë e patronazhit të fshatit Podgorie me patronazhist administratorin Çezar Bezati, listë e shkruar me dorë me emra banorësh të këtij fshati të cilën policia refuzon ta bëjë publike.

DEKLARATA E SPAHOS

Mbreme rreth mesnates, struktura e mbrojtjes se votes se PD ne fshatin Podgorie ndaloi tre makina te njesise administrative Vreshtas me rreth 7 punonjes te kesaj njesie ne to.

Dy prej makinave te markave Mercedes dhe Ëolksvagen te drejtuara nga Soni Laraku dhe Andi Zaqellari u larguan me force,kurse makina e trete e drejtuar nga administratori i Njesise Administrative Vreshtas Cezar Bezati dhe shoqerues Gerti Tabaku, u bllokua.

Ne terren se bashku me ta ishte edhe kryetari I PS te Podgories dhe njekohesisht zyrtar I tatimeve Korce Izmi Çoçka.

Pasi u njoftua Policia, mbrriten forcat e rendit te cilet ushtruan presion per lirimin e rruges dhe te makines se bllokuar.

Me insistimin e perfaqesuesve te PD u kerkua qe makina te kontrollohej dhe kjo u arrit ne oret e para te mengjesit te dites se sotme.

Nga nje kontroll i percipte ne vend ne makinen e administratorit u gjenden:

Lista e zgjedhesve te fshatit Podgorie

Listë e patronazhit te fshatit Podgorie me patronazhist administratorin Çezar Bezati,

Liste e shkruar me dore me emra banoresh te ketij fshati te cilen policia refuzoi ta beje publike.

Pas shoqerimit te makines se administratorit ne Drejtorine e Policise Korce dhe pyetjes se administratorit dhe deshmitareve okulare , Drejtoria e Policise vendosi te liroje administratorin Çezar Bezati dhe shoqeruesin e tij Gerti Tabaku si dhe cuditerisht te ndaloje per bllokim rruge tre simpatizante te PD, Ahmet Goroveci, Endrison Dushku dhe Fatjon Dushku.

Ju bej thirrje te gjithe anëtareve dhe simpatizanteve te PD qe te vazhdojne te qendrojne dhe mbrojne me cdo mjet vullnetin e qytetareve per ndryshim nga shitblerja e votes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *