Vendosni fjalën kyçe....

“Një ftesë e sinqertë për Kapedanin e Bllokut”-Meta sfidë për debat Ramës: Bëhu njëherë trim,  dita e llogaridhënies erdhi


Presidenti Ilir Meta ditën e sotme do jetë në intervistë në Syri TV në ditën e fundit para heshtjes zgjedhore.

Meta ka ftuar edhe Kryeministrin Rama në debat duke i thënë se ndërron edhe televizion vetëm për të bërë një përballje televizive me të.

Një ftesë e sinqertë për Kapedanin e Bllokut!

Sot në ora 20:45, jam i ftuar për një intervistë live në Syri TV nga Çim Peka.

Të ftoj edhe ty të bëhesh trim dhe të vish sot në një përballje televizive para shqiptarëve.

Nëse ke siklet të vish vetëm merr kë të duash me vete, deputet nga partia ose hajde bashkë me të gjithë “të fortët” e tu.

Nëse ti nuk do debat televiziv tek Çimi, unë e le atë për ty dhe vij kudo që të jesh ti.

Vetëm të lutem më thuaj!

Bëhu njëherë trim, hë të keqen, se dita e Llogaridhënies erdhi.

Të lutem më thuaj!

Po pres me padurim përgjigjen tënde o trimi i xha Jahos!”-shkruan Presidenti Meta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *