Vendosni fjalën kyçe....

Meta lajmëron konferencë të jashtëzakonshme: Ftoj Ramën të më ndjekë, nëse nuk ka takime me bandat ose oligarkët


Presidenti i vendit Ilir Meta ka lajmëruar se do të mbajë një tjetër konferencë të jashtëzakonshme, ku mesa duket do të diskutojë për incidentet e ndodhura ditën e djeshme në lidhje me zgjedhjet. Megjithëse ai nuk e ka konfirmuar objektin e diskutimit.

Konferenca pritet të nisë rreth orës 10:45, ku presidenti Meta fton jo vetëm qytetarët por dhe kryeministrin Edi Rama që ta ndjekë atë ‘live’ në ‘Facebook’.

“Të dashur qytetarë,
Ju ftoj të gjithëve të më ndiqni pas pak, në ora 10:45, në një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarët.
E ftoj edhe Kryeministrin ende në detyrë të më ndjekë ‘live’, nëse nuk ka takime me bandat ose oligarkët në këtë kohë.”– shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *