Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Tiranë, vetëvritet një person


Të shtëna me armë janë dëgjuar sot në rrugën “Taulantia” në zonën e Ali Demit në kryeqytet.

Policia thotë se dyshohet se një 47-vjeçar me inicialet I.L ka vrarë veten.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 14:30 dhe policia ndodhet në vendngjarje për të kryer hetimet.

“Më datë 09.03.2021, rreth orës 14:30, në rrugën “Taulantia” në Ali Dem, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi I. L., 47 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *