Vendosni fjalën kyçe....

S’mbahet Erion Braçe në takim: Ky që mbledh këta kastravecat e vegjël, kur erdhi këtu ishte pa kanatiere e të mbathura (Video)


Zv.kryeministri Braçe i ka quajtur kastraveca të vegjël e banditë të vegjël personat që shpqërojnë grumbulluesin e prodhimeve bujqësore, Romir Hasa.

Në një video të publikuar, Braçe me tone të ashpra i quan kastraveve të rinjtë teksa fliste në një takim elektoral në fshatin Mizë të Divjakës.

Po kështu kryesuesi i listës së PS-së në qarkun e Fierit thotë gjatë takimit se Hasa ka qenë pa kanatiere e të mbathura kur kishte shkuar fillimisht në zonë.

“Po si ka  mundësi që ky, ky, ky, tamam ky, ky që organizon këta banditët e vegjël. Po si ka mundësi që këta kastravecat e vegjël që mbledh rreth e qark nuk mendojnë se atij i shtohet pasuria ndërkohë që prindërve të tyre u pakësohet pasuria. Po mirë mo njësoj e keni pasurinë ju me pasurinë e tij. Po e mbani mend si ishte, pa kanatiere e të mbathura kur erdhi këtu.” – thotë Braçe në videon e publikuar.

*Video Credit: JOQ