Vendosni fjalën kyçe....

“Na qëlluan të parët, qëllova për vetëmbrojtje” – Çfarë deklaroi në polici autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit


Autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit është ndaluar në Tiranë pak pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Në deklaratën e tij në polici ai ka thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi ishin qëlluar të parët, shkruan BW.

“Na qëlluan me armë të parët. Ne qëlluam për vetëmbrojtje. Shkuam për t’i ndaluar se morëm një denoncim që një makinë shpërndante para. Shkuam për t’i ndaluar, por ata qëlluan me armë zjarri ndaj nesh. Unë qëllova për vetëmbrojtje”, ka thënë Papleka pas arrestimit.

Ai ishte pjesë e shtabit elektoral të Gazment Bardhit në Elbasan.

Dinamika e ngjarjes nuk dihet ende ndërsa policia e prokuroria po hetojnë për zbardhjen e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *