Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi e Boçi në vendin ku u vra Xhuvani: Aty është një makinë e mbushur me para e karta identiteti, shtabi elektoral i Taulant Ballës


Të pranishëm në vendin ku u vra Pjerin Xhuvani ishin edhe kandidatët e PD-së për deputet, Gazment Bardhi e Luçiano Boçi.

Në një deklaratë për mediat Bardhi tha se aty pranë ndodhej një furgon me para e karta idetiteti që drejtohej nga një prej eksponentëve të krimit të organizuar.

Po kështu Bardhi tha se aty ishin një grup personash për të cilët tha se ishin shtabi elektoral i Taulant Ballës.

“Është një makinë e mbushur plot me para. Kapeni me median. Aty i kishit, ti kishit kapur. Nuk kam shumë informacion, makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar nga një prej eksponentëve të krimit të organizuar. Trupin e shihni vetë atje. Kaq kam për të thënë. Janë një grup personash, shtabi elektoral i vërtet i Taulant Ballës.” – tha Bardhi.

*Video Credit: Shqiptarja


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *