Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrijnë në vend 208 mijë vaksina kineze Sinovac


Një sasi prej 208 mijë vaksinash kineze Sinovac kanë mbërritur pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit.

Ministrja e Shëndetësisë tha se me sasinë e mbërritur sot është likujduar kontrata me kompaninë kineze për 500 mijë doza vaksine, ndërsa shtoi se sasia e përgjithshme e vaksinave që kanë mbërritur në vend nga të gjitha kompanitë është mbi 700 mijë.

Ajo shtoi se po ditën e sotme në vend pritet të mbërrijnë 8190 doza të vaksinës anti-covid të Pfizer duke theksuar se objektivi i qeverisë është vaksinimi i më shumë se 500 mijë personave deri në muajin maj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *