Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë paralajmëroi Meta në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp e 19 pyetjet drejtuar SPAK-ut


Ashtu siç kishte lajmëruar, presidenti Meta u shfaq në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp për të denoncuar pasjen e të dhënave personale të më shumë se 910 mijë qytetarëve nga ana e PS-së e për t’i kërkuar SPAK-ut nisjen e menjëhershme të hetimeve.

Fillimisht kreu i shtetit i drejtoi SPAK-ut 8 pyetjet që politikania gjermane Rezarta Reinmann i drejtoi kryeministrit Rama dje lidhur me çështjen në fjalë.

Më pas kreu i shtetit i drejtoi SPAK-ut 11 pyetje nga ana e tij si dhe i bëri thirrje të nisë menjëherë hetimet mbi të dhënat personale të shtetasve shqiptarë që kanë përfunduar në duart e PS-së.

Ai theksoi më tej se vota nuk do preket në zgjedhjet e 25 prillit, ku sipas tij opozita do marrë m bi 90 mandate. Po kështu Meta paralajmëroi se do ketë të tjera të dhëna e fakte tronditëse në vijim të cilat do ia bëjë të ditur trupit diplomatik dhe që do trondisin Europën.

Presidenti tha se do dalin dhëna sesi u bëhet presion e shantazh e si merren peng anëtarëve të opozitës, biznesmenëve dhe anëtarëve të sistemit të drejtësisë. Ai denoncoi punësimin e 10 mijë të rinjve vetëm vitin e fundit duke theksuar se ata po marrin rrogë për të spiunuar shqiptarët.

Në fund ai tha se vota nuk do preket dot nga banda e Dibrës e Shijakut dhe se 25 prilli do jetë referendmi ku shqiptarët do marrin në dorë fatet e tyre.

8 pyetjet e politikanes gjermane drejtuar Ramës

  1. Cila është procedura e marrjes së kësaj liste nga PS dhe nga janë marrë të dhënat dhe mbi ça baze ligjore është bërë ruajtja në servera?
  2. Cila është baza ligjore e ruajtjes së tyre në servera pa dijeninë e individit përkatës?
  3. Cilat janë përsonat që e kanë bërë ruajtjen dhe aktualizimin e tyre?
  4. Nëse të dhënat janë marrë nga kontaktet derë më derë, ku është dokumenti që tregon miratimin e qytetarëve për dhënien e të dhënave?
  5. Nga janë marrë këto të dhëna?
  6. A janë pyetur të gjithë personat që mbajnë emrin e patronazhistit lidhur me këtë gjë?
  7. Kush janë personat që kanë pasur dijeni për këto shënime dhe çfarë nodh më pas me to?
  8. Si përputhet parimi se vota është e lirë dhe e fshehtë, është e shkruar e zezë mbi të bardhë prefereca e votës individuale?

11 pyetjet e Metës drejtuar SPAK-ut

  1. Kur u krijua kjo bazë të dhënash, ku rruhet, kur u popullua me të dhëna në PS?
  2. A janë këto të dhëna të njëjta me të dhënat e qyettarëev që ia kanë dorëzuar shtetit në El-Albania
  3. A kemi harxhuar ne si shteti milion euro për tendera, për bazën e të dhënave, dhe ruajtjen e tyre në mënyrë të pacënuar? Ndërkohë që vijojmë të harxhojmë për këto sisteme, mirëmbajtjen e tyre?
  4. Të më dëgjojnë tani të gjithë sipërmarrësit, muajin e fundit qytetarët që ushtrojnë aktivitete bizensi, janë detyruar pranë QKB dhe KASH, të dorëzojnë të dhënat. Lindin pyetjet. Cilat janë tashmë garancitë që i ofrohen këtyre qytetarëve, në kushtet e administrimit të të dhënave? Garancitë që i ofrohen qytetarëve e sipërmarrësve, në kushtet e rrjedhjes së të dhënave.
  5. Unë personalisht, Ilir Meta, President, nuk kam deklaruar ndonjëherë, apo dorëzuar askund, për administrimin e të dhënave, përqëllime të mbledhjes së këtyre të dhënave dhe përllogaritjes së PS. Kur e keni kryer për Presidentin, çfarë u keni bërë qytetarëve me të dhënat?
  6. Ndaj dua të të pyes, ty Rama, si kryeministër, me çtë drejtë i ke marrë të dhënat, nga ID, atësia, mëmësia, datëlindja, vetëlindja, kodi i banesës, nr. telefoni, vetëpunësim. Me çfarë guximi keni vendosur epitete, qëllime, synime, mbi 910 mijë qytetarëve.
  7. Me ç’të drejtë i ke vendosur nga një spiun, për t’iu futur në jetën personale, për t’i zbuluar çfarë dëshirash e hallesh, deri tek jeta intime, për t’i shantazhuar ata. Për t’i dhunuar ata. Që ose mos shkojnë të votojnë nëse janë përkrahës të PD apo LSI, sepse përndryshe do kenë hata të madhe. Ose të japin garanci se do vootjnë për Rilindjen.
  8. Si diskriminon nga përkatësia etnike, raca, fetare, apo filozofike, gjendja ekonomike, arsimore ose përkatësia prindërore. Duke vendosur epitete e të dhëna skandaloze.
  9. Kush do mbajë përgjegjësi nëse përdoren nga mafia kombëtare e ndërkombëtare. Ju dhashë prova si u bë në Maqedoni, u pranua nga autoritetet, me qytetarë në Bashkinë e Korçës e Pustecit, madje dhe nga Dibra, e mund të ketë ndodhur në shumë Bashki.
  10. A e mendon ti se me këtë që ke bërë i ke hapur derën krimit kibernetik dhe vjedhjes së idneteteve.
  11. A mendon se duke nxjerrë të dhënat e njeëzve të drejtësisë, janë të ngarkuar me ruajtjen e sigurisë, i ke nxjerrë lakuriq, si në plazhet e botës, përballë krimit të organizuar, vendas e ndërkombëtar, dhe vendeve joarmiqësore sidomos tani në prag të zgjedhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *