Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë zjarri në Texas, vriten 3 persona


Tre persona kanë humbur jetën në Texas, SHBA, pas të shtënave me armë zjarri.

Policia në Austin, raporton për një situatë aktive në qytet, ku deri tani janë pohuar tre viktima.

Të shtënat ndodhën në një kryqëzim në zonën Arboretum në Austinin veriperëndimor.

Policia shkroi në Twitter për të këshilluar banorët të qëndrojnë larg zonës dhe ‘të strehohen në vende të sigurta’.

Fotografitë e zonës tregojnë se ajo vazhdon të jetë një skenë aktive.

Zyrtarët kanë pohuar për mediat lokale se në rajonin e policisë erdhi një telefonatë nga një bllok apartamentesh pranës zonës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *