Vendosni fjalën kyçe....

Rama bën ish-kreun e KQZ-së pjesë të ekipit të negociatorëve me BE-në


Përveç largimit të Zef Mazit dhe emërimit të Majlinda Dhukës si kryenegociatore në vend të tij, kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër ndryshim në ekipin e negociatorëve për negociatat me BE-në.

Kështu, sipas një vendimi të qeverisë të publikuar në fletoren zyrtare, negociatorja Juliana Latifi do të zëvendësohet nga ish-kreu i KQZ-së, Denar Biba.

Vendimi mban firmën e kryeministrit Edi Rama dhe u mor kur ai shkarkoi negociatorin Zef Mazi dhe në vend të tij emëroi Majlinda Dhukën.

Juliana Latifi ishte negociatore për kapitullin 5 dhe kryetare e Autoritetit të Konkurrencës, detyra të cilat tashmë i mban Biba.