Vendosni fjalën kyçe....

Digjet gjatë natës makina e zyrtarit të PD-së në Vaun e Dejës


Foto ilustruese

Digjet gjatë natës një makinë në Vaun e Dejës. Mësohet se makina e djegur tip “Fuoristradë Ford” është e kryetarit të grupseksionit të Partisë Demokratike në Shelqet të bashkisë Vau i Dejës, Ariston Drini.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1.30 të mëngjesit të sotëm. Automjeti ka qenë i parkuar para banesës së z.Drini.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë marrë dëshminë e Ariston Drinit. Ai ka mohuar të kishte konflikte apo probleme.

Pronari i makinës ka folur për “Report TV”, ku ka deklaruar se ka dëgjuar fillimisht një shpërthim e më pas ka parë automjetin në flakë.

“Rreth orës 1 e 30 kam dëgjuar një plasje, jemi çuar nga gjumi kemi dalë jashtë dhe kemi parë makinën në flakë. Policia ka ardhur ka bërë disa foto këtu dhe ka ikur. Kanë bërë punën e tyre të shohim tani. Nuk kam pasur konflikte me asnjë person, as nuk ja kam idenë kësaj lloj ngjarje.”– është shprehur Drini.

Policia po heton dhe pistën e hetimit të konflikteve për shkak të fushatës elektorale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *