Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Objektivi ynë të tejkalojmë rezultatin e vitit 2009


Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” theksoi se opozita nuk merr angazhime që nuk i bën dot, por janë marrë ato që janë të kalkuluara me kostot financiare për t’i realizuar brenda një mandati.

Bardhi vuri objektivin e PD-së për qarkun e Elbasanit për të cilin tha se është tejkalimi i rezultatin e vitit 2009.

Objektivi jonë është për ta tejkaluar rezultati ne 2009 dhe unë jam shumë optimist dhe për faktin që kemi parë në takimet tona dhe një padurim nga mbështetësit e PS për të ndryshuar. Kanë ngritur qytetarët shqetësime që ne nuk marrim përsipër, që janë në të drejtën e tyre për t’i kërkuar. Ne nuk marrim dot angazhime që nuk i bëjmë dot, kemi marrë ato angazhime që janë të kalkuluara me kostot financiare për t’i realizuar brenda një mandati. kemi pritshmërinë që do i tejkalojmë dhe ato angazhime që kemi marrë për t’i dhënë zgjidhje dhe shqetësimeve që kanë qytetarët”-tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *