Vendosni fjalën kyçe....

Një person qëllon me breshëri plumbash drejt ndërtesës së “FedEx” në SHBA, tetë të vdekur


Tetë persona janë vrarë dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas një sulmi me armë zjarri në qytetin amerikan të Indianapolis.

Dëshmitarët dëgjuan disa të shtëna me armë në një godinë të “FedEx”-it dhe njëri prej tyre tha se pa një burrë që gjuante me një armë automatike.

Personi i armatosur raportohet të ketë vrarë dhe veten, shkruan BBC. Autoritetet thanë se nuk kishte më kërcënim për sigurinë publike.

Policia thotë se disa nga të plagosurit janë dërguar në spital.

Zëdhënësja e policisë, Genae Cook, deklaroi se teksa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, të shtënat dëgjoheshin ende.

“Pas një kontrolli paraprak të terrenit, brenda dhe jashtë, ne kemi lokalizuar tetë persona në vendin e ngjarjes me lëndime të njëtrajtshme me plagë të shkaktuara nga armët, ata të tetë u shpallën të vdekur këtu në vendin e ngjarjes. Ne jemi vënë në dijeni të shumë personave të tjerë me lëndime të cilët janë transportuar në spitalet lokale, ose që janë paraqitur vetë në spitalet lokale.”– tha zonja Cook.

Motivi i kësaj masakre është ende i paqartë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *