Vendosni fjalën kyçe....

Meta thirrje qytetarëve nga Vlora: Denonconi çdo ofertë për blerje votash dhe zgjidhni kandidatët që luftojnë më shumë korrupsionin


Presidenti Ilir Meta u ka bërë një thirrje qytetarëve të Vlorës të refuzojnë e denoncojnë çdo tentativë dhe ofertë për blerje votash.

Ai u kërkoi vlonjatëve të qëndrojnë të fortë përballë çdo presioni dhe të zgjedhin më 25 prill kandidatët që e luftojnë më shumë korrupsionin.

“Unë i ftoj të gjithë qytetarët e Vlorës, sidomos të rinjtë e të rejat, të nxitojnë drejt kutive të votimit më 25 prill. Të votojnë që vendi të rihyjë në shinat e demokracisë, të votojnë t’i japim shpresë të rinjve që të jetojnë dhe të punojnë këtu në Vlorë të mrekulleushme dhe Shqipëri.

I ftoj qytetarët e Vlorës, të rinjtë e të rejat të refuzojnë dhe denoncojnë çdo ofertë për blerje votash, të qëndrojnë fort ndaj çdo presioni, përpjekje për të shantazhuar e zhvlerësuar votën e lirë.

I ftoj qytetarët të votojnë për kandidatet dhe kandidatët që luftojnë më shumë korrupsionin, dhe jo që bëjnë gjasme. Korrupsioni, kapja e shtetit, kapja e institucioneve qendrore e vendore, me banditi e importuar nga Astiri, që ka ardhur për presion e blerje votash, ky është problemi kryesor pse largohen të rinjtë.

Të mbështesin kandidatët që denoncojnë korrupsionin, dhe do kemi një Vlorë më të drejtë, një Shqipëri më të mirë. Dhe një Vlorë më të begatë.”– deklaroi presidenti, në një deklaratë për mediet.

Ai iu përgjigj dhe ironive të kryeministrit Edi Ramës se presidenti po dekoron edhe parukierë në funksion të votave për zgjedhjet e 25 prillit.

“Jam krenar për çdo vlerësim që kam dhënë dhe jap, sepse gjithçka është në bazë të meritës. Sa i takon provokimeve ordinere, e dimë që këtu në Vlorë ka dhe një adresë që do jua dërgojmë më 26 prill ku ai do ketë mundësinë të kurohet dhe të shijojë diellin e Vlorës.”– thotë Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *