Vendosni fjalën kyçe....

PD thirrje shqiptarëve: Votoni masivisht PD-në më 25 prill, këto zgjedhje janë për fëmijët tanë


Partia Demokratike u ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin masivisht e të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një deklaratë nga selia blu, zëdhënësja e fushatës së PD-së, Floriana Garo, theksoi se këto zgjedhje nuk janë vetëm për partitë politike po për të ardhmen e fëmijëve shqiptarë.

Ajo shtoi se PD-ja ka në fokus familjet shqiptare dhë fëmijët e të rinjtë.

“Këto zgjedhje nuk janë vetëm për ne. Janë për të ardhmen e fëmijëve tanë:

Fëmijëve tanë, të cilët duan te jetojnë ne një vend ku liderët e tij admirohen dhe frymëzojnë.

Fëmijëve tanë, te cilët duan te marrin nje edukim cilësor qe do ti lejoje ata qe te pranohen nga çdo universitet qe ata zgjedhin te ndjekin.

Fëmijëve tanë, te cilët duan te dijnë me siguri se ne fund te studimeve te tyre universitare, ata do jene ne gjendje te gjejnë një pune te përshtatshme ne baze te degës qe kane zgjedhur,

Fëmijëve tanë, te cilët duan te dine qe ata mund te vazhdojnë te jetojnë pranë prindërve te tyre e te mos detyrohen te largohen drejt një vendi te huaj sepse nuk kane te ardhme ne vendin e tyre.

Fëmijëve tanë, te cilët ne thjesht duam qe te zgjohen çdo mëngjes ne një Shqipëri te re plot shprese.

Me 25 Prill te gjithë do te votojmë Partine Demokratike dhe Lulzim Bashen qe te ri-sjellim shpresën ne Shqipëri. Shqipëria fiton!” – tha Garo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *