Vendosni fjalën kyçe....

Sot nis muaji i Ramazanit, Rama e Kryemadhi e nisin ditën me urime për besimtarët


Ka nisur sot Muaji i Shenjtë i Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë në mbarë botën. Me këtë rast, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë.

 “Agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët muslimanë në muajin e bekuar të Ramazanit.”- shkruan Rama.

Me urime ka nisur dita edhe nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila shkruan se ky është muaj i faljes dhe mirëkuptimit, i cili afron njerëzit më shumë me krijuesin dhe rrit forcën e çdonjërit për përballimin me sukses të sfidave.

“Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë ju, të dashur motra e vëllezër besimtarë myslimanë. Muaji i Shenjtë i Ramazanit që nisi sot, është muaj i faljes dhe mirëkuptimit, i cili afron njerëzit më shumë me krijuesin, lartëson vlerat më të mira dhe rrit forcën e çdonjërit për përballimin me sukses të sfidave që përballemi në familje, në shoqëri dhe në Shqipëri. Paqja dhe mirësia qoftë në zemrat dhe shtëpitë e çdo shqiptari!”- shkruan zonja Kryemadhi.

Duke iu referuar kalendarit tonë, Gregorian, nga 16 maji dhe deri më 14 qershor 2018 është Ramazani, një periudhë e shenjtë për myslimanët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *