Vendosni fjalën kyçe....

“Do të vëmë bombën kudo që të jesh” – Kërcënohet drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili


Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin lidhur me një kërcënim ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.

Mësohet se para pak ditësh në telefonin e Ismailit ka mbërritur një mesazh ku shkruhej: “Do të vëmë bombën kudo që të jesh”, shkruan Shqiptarja.

Organi i akuzës ka nisur menjëherë hetimet lidhur me kërcënimin por dërguesi i mesazhit nuk është identifikuar ende.

Ky është kërcënimi i dytë brenda dy vitesh ndaj Drejtorit të Burgjeve. Në vitin 2019 Ismaili ka marrë një tjetër kërcënim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *