Vendosni fjalën kyçe....

Krim brenda familjes, nusja vret me thikë vjehrrën në Dibër


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Burrim të Maqellarës.

Nusja ka vrarë me thikë vjehrrën e saj shtetasen N.M 74-vjeç.

Shtetasja me iniciale M.M 44-vjeç është arrestuar nga policia.

Njoftimi i policisë:

Goditi me mjet prerës (thikë), vjehrrën e saj duke i shkaktuar vdekjen, arrestohet në flagrancë nga policia 44-vjeçarja.

Nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases :

M.M., 44 vjeçe, banuese në fshatin Burrim, Maqellarë, pasi në orët e mbrëmjes datë 11.04.2021, në banesën e saj dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) vjehrrën e saj, shtetasen N. M., 74 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës që dyshohet se është përdorur nga autorja e ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrdhënieve familjare”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *