Vendosni fjalën kyçe....

Protesta në Holandë kundër kufizimeve Covid-19


Qindra njerëz marshuan në Utrecht të Holandës të shtunën për të protestuar kundër kufizimeve Covid-19. Marshimi u organizua nga një grup ish-policësh dhe ushtarësh, të quajtur, ‘Policia për Liri’.

Protesta u zhvillua jashtë kalasë historike të Groeneveld, e vendosur në komunën e Baarn. Protestuesit u mblodhën pranë kalasë dhe më pas marshuan nëpër pyllin që e rrethon në qytetin e Baarn.

Vendndodhja e protestës u zgjodh pasi kalaja e Groeneveld u hap për publikun për herë të parë pas shumë muajsh.

Më herët organizatorët e protestës konsideruan mbajtjen e marshimit në komuna të tjera, por u përballën me reagimin e ashpër të autoriteteve. Në Hilversum, marshimi i ‘Policisë për Liri’ u ndalua nga policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *