Vendosni fjalën kyçe....

Kina gjobit “Alibaba” më 2.8 miliardë dollarë, ndëshkimi më i lartë në histori ndaj një kompanie


Rregullatorët antitrust të Kinës kanë ndëshkuar grupin Alibaba, korporata më e madhe në botë e tregtisë elektronike, me një gjobë prej 18.2 miliardë juan (2.8 miliardë dollarë), dënimin më të lartë të këtij lloji të regjistruar ndonjëherë.

Gjoba e vendosur ndaj Alibaba është gati tre herë më e lartë se dënimi prej 6.1 miliardë juansh i vendosur ndaj Qualcomm, furnizuesi më i madh në botë i çipave të celularëve, gjashtë vjet më parë.

Për më tepër, Alibaba është e detyruar të paraqesë raporte të vetëkontrollit dhe pajtueshmërisë në Administratën Shtetërore për Rregullimin e Tregut (SAMR) për tre vjet.

Kompania tha se ‘e pranon gjobën me gjithë qejf dhe se do sigurojë pajtueshmërinë e tij me vendosmëri’.

“Për t’i shërbyer përgjegjësisë së saj ndaj shoqërisë, Alibaba, do të veprojë në përputhje me ligjin me shumë kujdes, do të vazhdojë të forcojë sistemet e saj të pajtueshmërisë dhe të ndërtojë mbi rritjen përmes inovacionit,” tha kompania.

Gjoba, e cila arrin në gati 4% të të ardhurave të kompanisë ‘Alibaba’ në vitin 2019, vjen pas një hetimi antitrust disa muaj. Rasti thuhet se ka vendosur precedentin që do të lejojë autoritetet kineze të rregullojnë Big Tech të vendit me anë të rregullave anti-monopole.

Sipas autoriteteve, Alibaba kishte ‘abuzuar me pozicionin e tij dominues në tregun e shërbimeve të platformës online të Kinës që nga viti 2015 duke detyruar tregtarët në internet të hapin dyqane ose të marrin pjesë në promovime në platformat e saj’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *