Vendosni fjalën kyçe....

“Mbajeni në zyrë për të realizuar qëllimin e përbashkët”- Basha merr dhuratë maketin e Teatrit Kombëtar nga artistët


Partia Demokratike po prezanton sot programin për Artin, Kulturën dhe Trashëgiminë.

Në këtë takim, kryedemokrati Lulzim Basha është surprizuar nga aktivistët e Teatrit Kombëtar duke marrë dhuratë një maket të godinës e cila u shemb.

Regjistori Robert Budina ia dorëzoi Bashës këtë maket, duke i kërkuar atij që ta mbajë në zyrë për t’i kujtuar të realizojnë qëllimin e përbashkët.

”Kemi një dhuratë për liderin e opozitës, Lulzim Basha. Maket i Teatrit i prodhuar nga arkitektët. Përmasat janë marrë gjatë 3 viteve të protestës. Mbajeni në zyrë për të realizuar qëllimin e përbashkët. Rikthimi i Teatrit është edhe rikthim i vlerave qytetare dhe të kulturës. Të rikthehet. Me rikthimin e tij do jetë dhe rikthimi i vlerave dhe kulturës. Kultura do të jetë ambasadori më i mirë i Shqipërisë për anëtarësimin në BE. Ne u sulmuam nga një kryeministër që vjen nga fusha e kulturës.

Kemi mbërritur në ditën që Teatri mos ndërtohet dhe këtutë ngrihen vlerat e korrupsionit. Për këtë kemi mbështetjen e Europës. Ju uroj ta mbani në zyrë.”- tha zoti Budina.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *