Vendosni fjalën kyçe....

Dy aksidente në Fier e Sarandë, plagosen 3 persona


Tre persona janë plagosur mbrëmjen e sotme në dy aksidente në Fier e Sarandë.

Në Fier një makinë  është kthyer pëmbys në lagjen ‘Kastrioti’. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital ndërsa gjendja e tij nuk dihet.

Mbrëmjen e sotme dy mjete janë përplasur në hyrje të Sarandës. Dy drejtuesit e mjeteve janë lënduar e janë dërguar në spitalin e qytetit.