Vendosni fjalën kyçe....

Tre urdhërarreste ndaj kontrollorëve të Rinasit, avokati: Akuza e prokurorisë të pabaza


Prokuroria ka lëshuar urdhërarreste ndaj tre kontrollorëve të aeroportit të Rinasit.

Ata akuzohen për ’Shpërdorim detyre’. Sipas avokatit të punonjësve, Rezart Kthupit, akuza është e pabazë duke qenë se për diçka të tillë mund të akuzohen vetëm punonjësit në institucione shtetërore.

Sipas Rezart Kthupit ato që prokuroria i quan prova nga mesazhet në Ëhatss App janë stisje e keqinterpretim.

“Sapo kanë mbaruar procedurat për njoftimin e urdhër-ndalimit e 3 kontrollorëve; Armando Fezga, Flora Ndreca, Muhni Mezini, të cilët akuzohen nga prokuroria për ‘Shpërdorim detyre’. Na është dhënë një dispozicion një kopje të procesverbalit. Kjo është sa i përket pjesës informative. Zoti Fevzo sapo ka kaluar COVID dhe nuk është në kushte të mira për të përballuar paraburgimin në një afat prej 48 orësh. Gjykoj se akuza është një akuzë që nuk mund të ngrihet ndaj një punonjës të kompanie anonime, por ndaj një punonjësi që punon në institucion shtetëror. Se di se për çfarë është vendosur kështu. Të gjithë të ndaluarit i kanë firmosur me kundërshti ato procesverbale, me arsye se ajo çka është e shkruar në procesverbal është një stisje dhe keqinterpretim i atyre mesazhe në Whatsapp.” – tha Kthupi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *