Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk trondit rrjetin me postimin e fundit: Nëse vdes në rrethana misterioze, ishte kënaqësi t’ju njihja


Elon Musk ka bërë shumë zhurmë këtë të hënë në rrjetet sociale, pas një postimi në “Twitter” ku shprehej se mund të vdiste në rrethana misterioze.

“Nëse unë vdes në rrethana misterioze, ishte ka qenë kënaqësi t’ju njihja.”– shkroi Musk, duke i lënë të hutuar përdoruesit e internetit, por ka marrë edhe një përgjigje të ashpër nga nëna e tij Maye Musk.

Kjo e fundit i shkroi: “Kjo nuk është për të qeshur!”. I biri i saj shkroi përsëri duke lënë të kuptohet se s’bëhet fjalë për një shaka.

 “Më falni, do të bëj çmos për të qëndruar gjallë.”- është përgjigja e tij për nënën.

Vetëm një orë para postimit të tij për “vdekje në rrethana misterioze“, Elon Musk kishte ndarë një postim tjetër me ndjekësit ku shfaqej një komunikim nga një oficer rus. Postimi përmendte se Musk është i përfshirë në sigurimin e pajisjeve të komunikimit, terminaleve të internetit të satelitit Starlink – për ‘forcat fashiste në Ukrainë’.

Dorëzimi i pajisjeve u krye nga Pentagoni, selia e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, thuhet në postim.

“Dhe për këtë, Elon, do të mbahesh përgjegjës si një i rritur – pa marrë parasysh sa do të bësh budallain.”- vijonte kërcënimi ndaj biznesmenit.

Musk tha se deklarata ishte bërë nga vetë drejtori i Roscosmos, Dmitry Olegovich Rogozin. Postimet e fundit nga Elon Musk kanë ndezur spekulime nëse ai është përballur me kërcënime nga Rusia për faktin se ndihmuar Ukrainën në mes të konfliktit të vazhdueshëm midis dy vendeve fqinje.