Vendosni fjalën kyçe....

Rasti Becchetti/ Meta: Çështjet e humbura në Arbitrazh janë kthyer në biznes me përfitim nga të dyja palët


Presidenti Ilir Meta, ka komentuar çështjen Becchetti ku shteti shqiptar është i detyruar të paguajë mbi 100 milionë euro ndaj biznesmenit.

Meta thotë se ka krijuar bindjen personale se çështjet e humbura në Arbitrazh janë kthyer në biznes me përfitim për të dyja palët.

Rasti Becchetti ka qenë një hakmarrje e pastër sepse ka qenë një stacion kritik ndaj Qeverise.

Unë nuk mund të them që ka një marrëveshje, por mund të them që ka nisur si një hakmarrje, si një përpjekje për të shtypur, për të mbajtur në trysni, për të mbajtur në presion një media të caktuar.

Kam krijuar bindjen tim se, çështjet e humbura në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar nga ana e shtetit shqiptar,  është kthyer në çështje të biznesit të pamëshirshëm, duke përfituar të dyja krahët.

Kemi vërejtur se prishjet e kontratave kanë lënë  një gjë shumë të frikshme, kjo e tregon nga mungesa e provave të mbrojtjes që ka bërë pala shqiptare atje.

Mbështes propozimin e kryetarit të Opozitës, që faturat e krijuara nga humbja e proceseve gjyqësorë në Gjykatat Ndërkombëtare të paguhen nga personat përgjegjës”-deklaroi Meta në Syri TV.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *