Vendosni fjalën kyçe....

Përfaqësuesi i PS-së në Kolegjin Zgjedhor: Kandidatët të kenë numra, me emër-mbiemër duket sikur po lexon gazetën


Përfaqësuesi i PS-së në Kolegjin Zgjedhor, ka mbrojtur propozimin që kandidatët të përfaqësohen nga numrat në fletën e votimit dhe jo me emër e mbiemër.

Sipas tij, propozimi i PD-së që kandidatët të kenë emra dhe mbiemra sjell ngatërrim gjatë votimit, krijon radhë të panevojshme dhe vështirëson numërimin e votave.

Ai kërkoi që Kolegji Zgjedhor të lërë në fuqi vendimin  e KAS-it që përcakton numra për kandidatët në fletën e votimit.

“Neni 98 i përcakton rregullatorit kompetenca vetëm mbi pjesën teknike, specifikime teknike. Për sa i përket përmbajtjes, është e KQZ e zbatohet nga Kryekomisioneri. Ligjvënësi thotë se dy emra duhet të jenë patjetër në fletë, i subjektit politik dhe kryetarit të Subjektit politik. Asnjë nga modelet e fletëve të votimit nuk është kundra ligjit, por në fletën e Tiranës kemi rreth 500 karaktere, ku nuk respektohet fakti që ka ngarkesë dhe është e paqartë. Kjo çështje nuk mund ti lihet sondazheve, sondazhi bëhet i pavlefshëm kur nuk marrin pjesë kategori si të moshuarit. Fleta me emra sjell konfuzion në votim, krijohet radhë por problem është edhe numërimi i fletëve të votimit. Prandaj ne kërkojmë që Kolegji të lë në fuqi vendimin e KAS. Njerëzit shkojnë për të votuar dhe jo lexuar gazetë siç duket fleta e votimit me emra.” – tha ndër të tjera Salianji.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *