Vendosni fjalën kyçe....

Sekuestrimi i pasurive të tre ish-gjyqtarëve, ambasadori Soreca: Lajm i mirë, tregon se SPAK-u po lufton korrupsionin


Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka reaguar pas sekuestros së pasurive të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja dhe dy ish-gjyqtarëve të Kushtetueses, Shkëlzen Selimi dhe Fatos Lulo.

Soreca shprehet se SPAK po ndjek detyrat për të luftuar korrupsionin.

“Lajm i mirë sot që GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për të sekuestruar pasuritë e 3 ish-gjyqtarëve të Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë të shkarkuar nga vettingu. Një hap tjetër, që tregon se SPAK është duke ndjekur detyrat e tij për të luftuar korrupsionin. # Reforma e Drejtësisë vazhdon.”– shkruan Soreca.

Kujtojmë se më herët ka patur edhe një reagim nga ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, e cila gjithashtu i përshëndeti veprimet e SPAK-ut.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *