Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Nuk ka rëndësi kush fiton, zgjedhjet mundësi për t’u shkëputur nga pengmarrja


Presidenti Ilir Meta është pyetur mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.” në ABC se kujt do i jepte mandatin për të formuar qeverinë nëse PS del forcë e parë pa shumicën e nevojshme për të drejtuar vendin, por numrin magjik të 71 deputetëve e ka opozita PD-LSI?

Kreu i shtetit u shpreh se kësaj çështje ende nuk i ka ardhur radha dhe se nuk mund të përgjigjet tani pasi paragjykon fituesin, pasi në garë janë 12 forca politike.

Përgjigja është shumë e qartë, për mua nuk është aspak e rëndësishme kush do të fitojë zgjedhjet, por për mua është shumë e rëndësishme është që zgjedhjet të jenë një mundësi e artë për vendin për t’u shkëputur nga kjo pengmarrje jo vetëm e legjitimitetit të institucionale sipas standardeve të Shijakut dhe Dibrës, pra procesi zgjedhor është gjëja më e rëndësishme dhe së dyti nuk mund ti përgjigjem pyetjes jo për qartësinë kushtetuese se nuk i ka ardhur radha kësaj çështje, pasi për arsye se në këto zgjedhje nuk garojë dy apo tre parti, por të paktën 12 përveç të pavarurve dhe ka edhe forca të reja dhe nuk ka arsye që të paragjykojmë fituesit e zgjedhjeve se për ndryshe cila është arsyeja që bëjmë zgjedhje? Ligje anti-kushtetuese ata kanë bërë dhe të bëjnë sa të duan, qëndrimet e mia kanë interes vetëm të rikthejnë legjitimitetin e institucioneve në vend”- tha Ilir Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *