Vendosni fjalën kyçe....

ARrSh: Rrethrrotullimi te bulevardi Migjeni në Astir do hiqet, mënyra si do vijojë lëvizja


Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar për ndryshimin e qarkullimit në Unazën e Madhë në Astir për shkak të punimet që po kryhen në këtë segment.

ARrSh thotë se rreth-rrotullimi provizor në afërsi të “Ozone” do eliminohet dhe aksesimi i bulevardit Migjeni do të bëhet vetëm nga drejtimi i lëvizjes Sheshi ‘Shqiponja’ Pallati me Shigjeta.

Ndërsa aksesimi i Unazës nga bulevardi ‘Migjeni’ do të bëhet vetëm në drejtimin e lëvizjes Sheshi Shqiponja-Pallati me Shigjeta.

Në vijim të punimeve për Lotin 1 dhe Lotin 2 të Unazës së Re, segmenti rrugor “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”, ju bëjmë me dije se:

Rreth rrotullimi provizor i krijuar në afërsi të ‘Ozone’ (Astir) do të eliminohet, si rrjedhojë lëvizja në të dyja drejtimet e rrugës ‘Teodor Keko’ do të vijojë pa kryqëzim në nivel.
Aksesimi i bulevardit ‘Migjeni’ do të bëhet vetëm nga drejtimi i lëvizjes Sheshi ‘Shqiponja’ Pallati me Shigjeta’.

Aksesimi i Unazës nga bulevardi ‘Migjeni’ do të bëhet vetëm në drejtimin e lëvizjes Sheshi Shqiponja-Pallati me Shigjeta.

ARRSH do të bëjë njoftimin e radhës, në sajë të ecurisë së punës, për menaxhimin e trafikut në afërsi të ‘Sheshit Shqiponja’.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve!”- deklaron ARRSH.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *