Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet për përvetësimin e 12 milionë dollarë nga muzeu i famshëm, Austria ekstradon në Rusi ish-zyrtarin


Një ish-zyrtar rus është deportuar nga Austria në Moskë pasi u akuzua për përvetësim të miliona dollarëve nga muzeu me famë botërore Hermitage në Shën Petersburg. Ai kishte kërkuar azil politik në Austri.

Boris Mazo, i cili dikur punonte për Ministrinë e Kulturës së Rusisë, akuzohet se ka vepruar në bashkëpunim me ish-zv. ministrin Grigory Pirumov.

Në vitin 2015, një hetim zbuloi se ata kishin vjedhur më shumë se 916 milionë rubla (12 milionë dollarë) të fondeve buxhetore që ishin ndarë për ndërtimin e Hermitage, një muze i artit dhe kulturës i vendosur brenda Pallatit të Dimrit, dikur rezidenca zyrtare e Carëve të Rusisë.

Kriminelët e dyshuar thuhet se kanë pastruar rreth 800 milionë rubla (10.5 milionë dollarë) të parave të përvetësuara. Mazo akuzohet për mashtrim në shkallë të gjerë.

“Falë punës së madhe dhe bashkëpunimit të ngushtë me kolegët austriakë, ne arritëm të marrim vendimin për ekstradimin e Mazos në Rusi. Sot ai do të dërgohet në Moskë.” – tha Prokuroria e Përgjithshme në një deklaratë.

Rusia e vendosi Mazon në kërkim ndërkombëtar në qershor 2018, duke e ditur se ai ishte arratisur në Vjenë. Në vitin 2019, ai u arrestua në Austri dhe më pas u la i lirë me kusht, por u ndalua të dilte nga vendi. Në fillim të këtij viti, një gjykatë vjeneze vendosi të ekstradojë ish-zyrtarin në Moskë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *