Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla: Nëse Rama do të kishte qenë kryeministër para 2013-ës, sot Shqipëria do të ishte anëtare e BE-së


Drejtuesi Politik i PS-së për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me banorët e fshatit Kuturman në Librazhd.

Ai e konsideron të papranueshme nga opozita, që të shesë si ndryshim “rikthimin e Metës dhe Berishës” në pushtet.

“Është e papranueshme që pas 30 vitesh, PD dhe LSI të na shesin për ndryshim rikthim tek Sali Berisha dhe tek Ilir Meta. Ju e kuptoni qartë sepse Sali Berisha dhe Ilir Meta janë bërë bashkë.

U bënë bashkë në vitin 2016 për të prishur koalicionin me Partinë Socialiste, Ilir Meta, sepse duhej penguar me çdo kusht Reforma në Drejtësi. Këto janë gjëra që në na duken të vështira, por janë gjëra për të cilat ne duhet të luftojmë të gjithë për t’i lënë Shqipërisë mundësinë që të vazhdojë në këtë rrugë, që djemtë dhe vajzat e Kuturmanit kudo që janë nëpër botë të ndihen si shtetas të Bashkimit Europian.”– deklaroi Balla.

Gjatë fjalës së tij, Balla tha se nëse Edi Rama do të kishte qenë kryeministër që më para vitit 2013, Shqipëria sot sipas tij do të ishte anëtare e Bashkimit Europian.

“Nëse Edi Rama do të kishte qenë Kryeministër i Shqipërisë, jo në 2013-ën, por më përpara, sot Shqipëria do të ishte anëtare e Bashkimit Europian, kjo nuk ka asnjë dyshim.”- deklaroi Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *