Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në qendër të Fierit, makina përplas motorin e picave dhe largohet nga vendi i ngjarjes


Një aksident ka ndodhur sot në qendër të qytetit të Fierit, ku u përplasën një automjet tip “Golf” dhe një motor që shërbente për shpërndarjen e picave.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili është shoqëruar për në spitalin e Fierit.

Ndërsa automjeti që shkaktoi aksidentit ëshgtë larguar nga vendngjarja.

“Sot rreth orës 12:25, te kryqëzimi në qëndër të qytetit Fier, automjeti tip ‘Golf’ në pronësi të shtetasit A. K., është përplasur me një motomjet picerie që drejtohej nga shtetasi M. S., 29 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *