Vendosni fjalën kyçe....

Hapet papritmas parashuta e avionit bombardues, humbin jetën 3 pilotë në Rusi


Tre persona humbën jetën në Rusi pasi sistemi i katapultimit të një aeroplani bombardues Tu-22M3 nuk funksionoi gjatë përgatitjeve para fluturimit jashtë qytetit perëndimor-rus të Kaluga, ka thënë Ministria e Mbrojtjes.

Aksidenti vdekjeprurës u raportua nga media ruse të martën dhe u konfirmua nga Ministria e Mbrojtjes pak më vonë. Sistemi i katapultimit të avionit ushtarak u aktivizua gjatë përgatitjeve para fluturimit, duke dërguar tre pilotë në vdekje.

“Lartësia ka qenë shumë e ulët për të punuar parashutat dhe tre anëtarë të ekuipazhit kanë marrë lëndime fatale kur u ulën.” – tha ministria në një deklaratë.

Tupolev-22M3 është një variant modern i bombarduesit strategjik të epokës Sovjetike, i cili ka qenë në shërbim që nga vitet 1970. Avioni është modernizuar në mënyrë të përsëritur, me ndryshimin e fundit të zbuluar në 2018 duke marrë emrin e tij, M3M.