Vendosni fjalën kyçe....

Policia kontrolle Durrës dhe Elbasan


Policia e Elbasanit po zhvillon një aksion me plan masash kontrolli në qytetin e Elbasanit. Në kuadër të këtij plani po zhvillohen kontrollet në disa lagje dhe në lokalet përgjatë Bulevardit “Aqif Pasha”.

Në mbështetje të kontrolleve të policisë së Elbasanit edhe forcat Renea.

Kontrolle janë kryer edhe në rrugët kryesore të Durrësit ku policia e qytetit bregdetar në bashkëpunim me forcat e FNSH dhe atyre “Shqiponja” kanë nisur kontrolle të imtësishme në makinat që qarkullojnë.

Objekt kontrolli janë personat në kërkim, për armëmbajtje pa leje etj.

Në Durrës në dy ditët e fundit ka pasur edhe dy ngjarje ku u vra Edmond Çekiçi dhe u plagos në një ngjarje tjetër një i ri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *