Vendosni fjalën kyçe....

Një burrë i futet Johnny Depp-it në shtëpi, bën dush dhe refuzon të largohet


Një person ka hyrë pa leje këtë të enjte në banesën 19 milionë dollarëshe të aktorit Johnny Depp në Hollywood Hills.

Sipaz gazetës TMZ, policia mori një telefonatë nga një fqinj i aktorit, i cili thoshte se kishte parë një burrë që dukej si i pastrehë të futej në pronën e Depp. Më pas një anëtar i stafit kërkoi ndihmë sepse një person i paftuar ishte futur brenda në banesë.

Në atë kohë aktori nuk ndodhej në shtëpi. Kur mbërritën, policët e gjetën burrin duke u larë në një nga 10 banjot e Depp, si dhe zbuluan se ai para dushit i kishte lejuar vetes të shijonte një pije nga frigoriferi i aktorit.

Por burrit dukej i kishte shijuar aq shumë qëndrimi në banesën e Depp, saqë nuk pranonte të largohej dhe policisë iu desh ta merrte me forcë, duke dëmtuar dhe derën e banjës.

Kjo nuk është hera e parë që persona të paautorizuar futen në banesën e Depp. Në janar, ka ndodhur një histori e ngjashme me një grua, por ajo u pikas kur u aktivizua sistemi i sigurisë së shtëpisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *