Vendosni fjalën kyçe....

“Investimet franceze, dialogu Kosovë-Serbi dhe integrimi evropian”-Rama tregon temat e diskutimit me Macron


Kryeministri Edi Rama ka treguar temat e biseduara gjatë takimit me Presidentin e Francës, Emanuel Makron.

Sipas Ramës tre ishin temat e mëdha ku u përqendruan diskutimet. Investimet franceze nëpërmjet Agjencisë për Zhvillim ku do financohet ujësjellësi i Durrësit, një investim për sistemin elektro-energjitik dhe një program për gratë dhe vajzat.  Dy temat e tjera ishin dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe rolin e Shqipërisë dhe tema tjetër për integrimin evropian.

Investimet franceze në Shqipëri

Ishte një ftesë e Presidentit, me të cilin kishim disa kohë që nuk ishim takuar dhe ai dëshironte të kalonte një drekë pune me mua për të diskutuar mbi marrëdhëniet bilaterale, ecurinë e programit të agjencisë franceze për zhvillim, e cila është angazhuar në financimin e tre projekteve të rëndësishme, ku projekti më i rëndësishëm është investimi për finalizimin e gjithë punës që duhet bërë për të përmbyllur investimet tërësore të bëra në ujësjellësin e qytetit të Durrësit dhe për të garantuar më në fund edhe për Durrësin 24 orë ujë pa ndërprerje, një angazhim që ia kërkova dhe presidenti e mori pas tërmetit. Po ashtu një financim tjetër i rëndësishëm për sistemin elektro-energjetik, si dhe një tjetër program për gratë dhe vajzat që është një program shumë interesant që do ta zbatojmë së bashku me agjencinë franceze të zhvillimit.

Njëkohësisht folëm edhe për investimet e Francës në energji në Shqipëri, ku kompania Voltalia po investon për parkun më të madh fotovoltaik të rajonit, faktikisht në Karavasta dhe po ashtu në një apo dy projekte të tjera me rëndësi. Kemi folur për planin europian të investimeve për Ballkanin, që është tanimë një plan i investuar dhe ne jemi të angazhuar për të marrë financime për disa projekte të rëndësishme me impakt kombëtar dhe rajonal në transport, infrastrukturë, energji dhe digjitalizim. Kemi qëndruar gjerë e gjatë në situatën në rajon, në ecurinë e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të rajonit, për procesin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, për procesin e implementimit të katër lirive të BE-së në kuadrin e Shengenit rajonal dhe për tema të tjera që kanë zënë dhe ato pjesën e tyre të bisedës së gjatë”-tregoi Kryeministri

Çështja e Kosovës

Nuk jam njeriu i duhur për të ndërmjetësuar midis Kosovës dhe Serbisë, unë jam palë dhe si palë unë mbroj detyrimisht interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës bashkë dhe ky është një proces ku u takon udhëheqësve në Kosovë që të çojnë përpara dialogun ashtu siç ata e mendojnë të arsyeshme. Natyrisht me të gjithë mbështetjen time dhe të qeverisë sot dhe nesër në Tiranë, natyrisht në momente të caktuara mund të kemi qasje të ndryshme si të arrijmë tek qëllimi, por qëllimi është absolutisht i njëjtë dhe unë jam palë”-tha Rama

Integrimi Evropian

Është një proces që vazhdon. Unë e kam thënë dhe e përsëris që nuk ka asnjë sekret. Është një…sekreti më i madh publik nëse mund ta them është që ne i kemi bërë detyrat tona dhe gjithçka do varet nga situata brenda për brenda Këshillit Europian dhe nga dinamikat brenda për brenda bendeve të BE. Kështu që kjo është një gjë e ditur dhe s’ka nevojë për t’u zgjatur”- deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *