Vendosni fjalën kyçe....

21 viktima dhe 999 raste të reja nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 21 viktima dhe 999 raste të tjera të koronavirusit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 117.437, ndërsa numri i vdekjeve në 3.424.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 711 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 99.837 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 582.489 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.566 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 14.176.