Vendosni fjalën kyçe....

Vrau kushërinjtë Jushi në Laç në vitin 2019, dënohet me burg përjetë autori Markel Bushi


Me burg përjetë është dënuar një person në Kurbin, i cili u gjykua fajtor për vrasjën e dy kushërinjve në vitin 2019.

Personi i dënuar nga Gjykata e Kurbinit, që pranoi kërkesën e prokurorisë për burg përjetë, është Markel Bushi.

Viktimat e vrasjes ishin kushërinjtë Mikel e Jani Jushi. Autori është shprehur në gjyq se kishte qëlluar ndaj dy kushërinjve për vetëmbrojtje.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 28 prill 2019 në Laç, pas përplasjes së vëllait të Markel Bushit, Manuelit me kushërinjtë Jushi në një lokal në qendër të qytetit.