Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet me breshëri plumbash anëtari i Camorras, Antonio Volpe


Një anëtar 77-vjeçar i Camorra-s është vrarë të hënën në mbrëmje, në një pritë në Napoli.

Mediet italiane shkruajnë se Antonio Volpe, u godit nga një breshër plumbash nga disa persona me skuter në lagjen Fuorigrotta.

Policia tha se Volpe ishte një këshilltar i lartë i klaneve Baratto-Bianco-Volpe. Ai ishte kunati i Antonio Bianco-s, që besohet të jetë një nga drejtuesit e familjes Baratto.

Ekzekutimi i Volpes mund të jetë pjesë e një lufte të re, tha policia. Ai kishte qenë një ndërmjetës në shumë mosmarrëveshje.

Kujtojmë se në vitin 2005 ka patur një tjetër përpkjekje për t’i dhënë fund Volpes, por asokohe ai arriti t’u mbijetonte plagëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *